Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Luciano Spalletti nuk ‘fal’ lojtarët para sfidës me Shqipërinë, zbulohen 5 rregullat strikte

Shkruar nga NEWSPORT
Luciano Spalletti nuk ‘fal’ lojtarët para sfidës me
Luciano Spalletti

Italia do të duelojë me Shqipërinë, me italianët që do të kërkojnë ta nisin me fitore. Kampionët në fuqi konsiderohen favoritë për të triumfuar sërish në Euro 2024 dhe për këtë Luciano Spalletti është treguar shumë i kujdesshëm.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se timonieri i “axurrëve" ka përlipuar 5 rregulla strikte për lojtarët gjatë Kampionatit Europian. Një mënyrë kjo për të mbajtur lojtarët të fokusuar vetëm te dueli me Shqipërinë dhe te kundërshtarët e tjera si Spanja dhe Kroacia.

Askush nuk duhet të vonohen në mbledhjet e përbashkëta. Gjithashtu, futbollistëve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve gjatë vakteve të drekës dhe darkës.

Por jo vetëm, as përdorimi i kufjeve, sikurse janë të ndaluara për lojtarët edhe shakatë e tepruara me njëri-tjetrin. Në fund play-station, loja e preferuar. Në dhoma personale nuk do të ketë të tillë, përveçse gjatë orarit kur zgjedhin të luajnë së bashku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga