
Sipas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, Italia nuk është më ajo e dikurshmja, por një ekip normal.
"Lojtarët nuk u gëzuan pas fitores ndaj Shqipërisë, pas asaj ndeshjeje i pashë djemtë të lumtur dhe të qetë dhe pas disfatës së merituar ndaj Spanjës, ata mbetën të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë edhe më të qetë në realizim i projektit tone.
E thashë që në vitin 2021, në Kampionatin Europian nuk luajnë vetëm ata që janë në fushë, por të gjithë protagonistët e gjithë botës. Ne jemi një ekip normal, s’jemi si dikur, për t'u bërë një ekip special na duhet gjithçka. Ne duhet të jemi të qetë, të punojmë dhe të kemi mbështetjen e tifozëve duke e ditur se ka një rrezik të madh në sfidën e fundit dhe duhet të presim rezultatin e ndeshjes“,tha Gravina