Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Gjermania bën 'ligjin' në Mynih, 'Panzerat' shkatërrojnë Skocinë dhe nis rrugëtimin drejt trofeut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania bën 'ligjin' në Mynih, 'Panzerat'
Musiala dhe Wirtz

Gjermani 5-1 Skoci
(Wirtz 10', Musiala 20', Havertz P 45', Fullkrug 68' / Rudiger AG 87')

Euro 2024: Faza e Grupeve
Grupi A:
Ndeshja I
Stadiumi: Allianz Arena

Euro 2024 merr jetë! Në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Mynih, Gjermania ngriti siparin e një kompeticioni të paharrueshëm.

Vendasit fituan përballë Skocisë me rezultatin e thellë 5-1. Një dominim absolut i gjermanëve që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niklas Fullkrug ishin autorët e 5 golave për pritësit, ndërsa për skocezët sërish një gjerman ua dhuroi atë gol nderi, Rudiger që dërgoi topin në rrjetën e tij.

Gjermania e nis kështu në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Euro 2024 ku objektivi i madh është fitimi i trofeut.

Formacionet zyrtare:

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt; Andrich, Kroos; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz. Trajner: Julian Nagelsmann
Skocia (3-4-2-1): Gunn; Porteous, Hendry, Tierney; Ralston, McTominay, McGregor, Robertson; Christie, McGinn; Adams. Trajner:  Steve Clarke

Komenti minutë pas minute:

90+3' Perfundon ndeshja

90+2' GOL! Emre Can shenon te 5-tin.


87' AUTOGOL! Rudiger devijon topin në rrjetën e tij, Skocia shënon golin e nderit.


76' Gjermania shenon edhe golin e 5-te, por VAR anullon per pozicion jashte loje te Fullkrug.


68' GOL! Fullkrug shënon golin e 4-të, predhe e sulmuesit te Dortmund.

64' Kundërsulm i shpejtë i Gjermanisë i cili nuk finalizohet mirë nga Sane, gjuajtja e tij shkon lehtë në duart e portierit.
58' Harkim i Mttelstadt gjen Wirtz të vetëm në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij shkon mbi traversë.
51' Rudiger provon nga distanca, devijon në vështirësi portieri skocez.
46' Nis pjesa e dytë

45+3' Mbyllet pjesa e parë, Gjermani udheheq 3-0 ndaj Skocise.
45+1' GOL! Havertz merr persiper penalltine dhe shenon golin e 3-te per Gjermaninë.

Penaltia e Havertz

43' Penallti per Gjermanine dhe karton i kuq per Skocezet. Porteous le Skocine me 10 lojtarë.

Rasti

42' Ndërhyrje e rrezikshme në zonën e skocizve. Arbitri shkon te VAR-i për të rishikuar rastin.
39' Provon Skocia me nje goditje denimi, por pa rrezik për gjermanët.
26' Nuk ka penallti, kontakti ka ndodhur jashtë zonës. Goditje denimi per gjermanet.

Goditja e denimit

24' Musiala rrezohet ne zone, rasti po rishikohet ne VAR. 

20' GOL! Musiala shenon golin e dytë për Gjermaninë.

Goli i Musialas

11' GOL! Gjermania kalon në avantazh, Florian Wirtz shënon golin e parë të Euro 2024.

Goli i Wirtz

7' Gjermania është më kërkuese në këto minuta të para. Gjermanët provojnë me Musialan dhe Wirtz.
1’ Starton Euro 2024, Gjermani – Skoci ngre siparin e Kampionatit Eropian. 

Atmosfera para sfides

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga