
SPANJË 1 - 1 GJERMANI (Olmo 51'/ Wirtz 89')
Spanja ka mposhtur Gjermaninë në supersfidën e vlefshme për fazën çerekfinale të Euro 2024. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “MHP Arena” në Stutgart, përfundoi me fitoren 2-1 të spanjollëve.
Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 51’ të sfidës me anë të Dani Olmo. Lojtari i Leipzig u asistua nga 16 vjeçari Yamal, duke dërguar topin në fundin e katërkëndëshit të mbrojtur nga Manuel Neuer.
Në krahun tjetër, Gjermania luftoi dhe provoi shumë që të gjente golin e barazimit, duke e realizuar atë në minutën e 89-të. Autori i golit të barazimit ishte Florian Ëirtz, me fantazistin e Leverkusen që dërgoi ndeshjen në shtesën e madhe.
Në 30 minutat e shtesës ritmi ishte po i njëjtë, me ‘panzerat’ paksa më shumë kërkues. Teksa, kur gjithçka u mendua se do të shkonte drejt penalltive, ishte Mikel Merino që me një goditje në kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren Spanjës.
Tashmë, përfaqësuesja e Spanjës është gjysmëfinalistja e parë. Spanjollët presin kundërshtarin, i cili do të jetë një mes Francës dhe Portugalisë, skuadra që do të ndeshen mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00.
Euro 2024: 1/8-at
Stadiumi: “MHPArena” në Stuttgart
Arbitër: Anthony Taylor
FORMACIONET ZYRTARE:
Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Pedri, Williams, Morata.
Gjermania: Neuer, Raum, Rudiger, Tah, Kimmich, Can, Kroos, Gundogan, Musiala, Sane, Havertz.
Rastet e ndeshjes:
119' GOL! Mikel Merino shënon golin e dytë për Spanjën.
90+4'- Mbyllet 1-1 koha e rregullt. Ndeshja shkon ne shtese.
89'- Fantastik Wirtz, mposht Simon dhe barazon shifrat 2 minuta para fundit te kohes se rregullt. Goli i Wirtz
82'- E pabesueshme çfarë humbet Gjermania! Kai Havertz nuk shënon me portën e boshatisur. Rasti i Havertz
76'- Gjermani kerkon golin e barazimit, Fullkrug ndalet nga shtylla.
Rasti i Fullkrug
69'- Rasti i arte per Gjermanine, Andrich ndalet nga Simon.
Rasti i Andrich
51'- Spanja kalon ne avantazh,. Dani Olo mposht Manuel Neuer.
Goli i Dani Olmo
46'- Nis pjesa e dyte, ekipet kerkojne golin e avantazhit.
45'- Mbyllet pa gola pjesa e pare. Spanja dominon Gjermanine.
35'- Tjeter rast nga vendasit. Havertz ndalet nga Simon.
Rasti i Havertz
33'- Kimmich fut nje top ne zone, por Simon pret sferen e gjuajtur nga gjermani.
Rasti i Kimmich
27'- Tjeter goditje denimi per Spanjen, Williams gjuan por spanjollet nuk e shfrytezojne sic duhet.
Rasti i Nico Williams
15'- Goditje denimi per Spanjen, Yamal gjuan, por topi shkon larg portes.
Rasti i Yamal
8'- Demtohet Pedri dhe shpërthen në lot, mesfushori lë fushën e lojës. Olmo merr vendin e tij.
Pedri
Pedri
1’- Starton sfida mes Spanjës dhe Gjermanisë.