
Një ngjarje kaotike ka ndodhur në Hamburg, ku vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja Poloni-Holandë .
Mediat e huaja bëjnë me dije se një persona ka tentuar të godasë me sëpatë oficerët e policisë si dhe tifozët që janë mbledhur për të ndjekur kombëtaren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur pranë Reeperbahn, jo shumë larg vendit ku mijëra mbështetës holandezë janë mbledhur për të parë ndeshjen e tyre kundër Polonisë.

Policia ka tentuar të neutralizojë autorin me sprej, por ai më pas ka tentuar që të qëllojë turmën me molotov. Policia gjermane ka qëlluar me armë zjarri autorin, i cili tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Kujtojmë që në orën 15.00 pritet të zhvillohet ndeshja mes Polonisë dhe Holandës për Euro2024.