Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Ish-trajneri italian nuk kursen Spallettin: Konfuzoi lojtarët, Granit Xhaka bëri çfarë të donte në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri italian nuk kursen Spallettin: Konfuzoi lojtarët, Granit Xhaka
Italia

Itali mbylli rrugëtimin e tij në Euro 2024 që në fazën e 1/8-ave. “Axurrët” u eliminuan nga Zvicra. Një humbje që “dhemb” për italianët që i japin “lamtumirën” para kohe këtij turne.

Shumë zhgënjim në Itlia dhe kritikat për to nuk kanë fund. I fundit që ka shprehur mendimin e tij për italianët është ish-trajneri Fabio Capello, i cili shprehet se Spalletti bëri konfuz lojtarët.

Ndër të tjera ish-trajneri theksoi se Granit Xhaka bëri çfarë donte në fushën  e lojës pa u shqetësuar aspak nga lojtarët e Italisë, Fagioli as nuk i afrohej.

“Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmaker-it”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli.

Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën. Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Europiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga