Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“I lumtur për kualifikimin”, Kevin De Bruyne i sinqertë: Ndaj Francës nuk jemi favoritë

Shkruar nga NEWSPORT
“I lumtur për kualifikimin”, Kevin De Bruyne i sinqertë:
Kevin de Bruyne

Belgjika ia doli të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2024. Belgët barazuan mbrëmjen e djeshme 0-0 me Ukrainën duke marrë kështu biletën për fazën e 1/8-ave, teksa do të sfidojë Francën më 1 korrik.

Kevin De Bruyne ka folur pas kualifikimit. Kapiteni ka theksuar se është i lumtur që ekipi i tij është mes 16 ekipeve më të mira, por thekson se ndaj francezve nuk janë favoritë.

“Jam i lumtur pasi jemi të kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne të tillë duhet të luajmë në mënyrën më të mirë. Ndaj Ukrainës e merituam të fitonim, nisëm mirë, me presion shumë të lartë, por pavarësisht përpjekjeve, ne nuk finalizuam dhe pastaj në fund thjesht menduam për kualifikimin”, ka deklaruar lojtari i Manchester Cityt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga