
Italia u mposht nga Zvicra në fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Skuadra “azzurre” nuk e përballoi dot ndeshjen përballë helvetëve, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. Pas kësaj sfide ka folur portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma.
“Ne nuk jemi ashtu siç luajtëm sot. Është e vështirë të flasësh. Duhen marrë përgjegjësi dhe kërkuar falje. Nuk u futëm kurrë në lojë, duhet ta pranojmë këtë dhe t’i japim meritat Zvicrës që bënë një lojë të shkëlqyer.
Sot mungonte dëshira për të reaguar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kur u kthyem në pjesën e dytë dhe pësuam golin e 2-0… nuk e di, kjo është diçka shumë e papranueshme. Por ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe të fortë që mund të përmirësohen”, ishin fjalët e gardianit të Italisë.