
Italia është kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Ky duel do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park”. Kuqezinjtë bashkë me Italinë bëjnë pjesë në grupiun B, ku pjesë janë edhe Kroacia dhe Spanja.
Ky grup është cilësuar si më i vështirë, por edhe i bukur sipas ish-mbrojtësit anglez. Jamie Carragher ka dhënë mendimin e tij për këtë grup, teksa surprizon jo pak me deklaratën për Italinë.
Ish-i i Liverpool deklaron se kombëtaraj italiane nuk do të shkojë më shumë se vendi i 3-të në grup, pasi sipas tij nuk është më shumë e fortë.
“Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë, Shqipërisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit.Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë.
Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit. Kam idenë që italianët nuk do të kualifikohen si vend i tretë, ata do të mbeten në grup.
Skuadra e Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse janë pjesë e një grupi shumë të vështirë.
Anglia? Rrugëtimi ynë do të ndalet në gjysmëfinale, Franca do të na nxjerrë jashtë”, theksoi Carragher.