Italia ai doli të përmbyste Shqipërinë në “Signa Iduna Park” me “Axurrët” që triumfuan 2-1 ndaj kuqezinjve. Barella dhe Bastoni shënuan për italianët, ndërsa Nedim Bajrami realizoi pas 23 sekondash për kombëtaren shqiptare.
Por lojtari i ndeshjes është zgjedhur Federico Chiesa. Sulmuesi italian theksoi se ndeshja me Shqipërinë i rikujtoi finalen e Euro 2020, ku përballë kishin Anglinë. Në atë përballje italianët ia dolën të fitonin me panellti, teksa “Tre Luanët” kishin shënuar pas vetëm 2 minutash nga starti i lojës.
“Më rikujtoi finalen e Euro 2020, kur fituam pas penalltive në Wembley. Mendoj se goli i hershëm na tronditi, pasi ne menjëherë u hodhëm në sulm dhe sipas pikëpamjes sime, e merituam të shënojnë edhe disa gola të tjerë.
Teksa rrezikuam pak nga fundi i ndeshjes, në këtë nivel çdo gjë mund të ndodhë. Aty duhet të përmirësohemi, t’i përfundojmë ndeshjet të cilat jemi duke i dominuar.
Ne duhet ta përfundonim ndeshjen më herët pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Ne duhet të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron ta mbajmë kontrollin e ndeshjes.
Ky është një start me të vërtetë i mirë pasi njerëzit silleshin sikur ne nuk ishim favoritë, por patëm një paraqitje të mirë dhe tani do të luajmë ndaj një ekipi të mrekullueshëm si Spanja”, ka mbyllur futbollisti i Juventusit.