Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Do të mungojë ndaj Shqipërisë, Rodri “shkeli” i pari rregullin e UEFA-s në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Do të mungojë ndaj Shqipërisë, Rodri “shkeli” i
Arbitri ne momentin qe ndeshkon Rodrin

Rodri do të jetë mungesa e madhe e Spanjës ndaj Shqipërisë. Ylli i Manchester Cityt u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Italisë dhe në këtë mënyrë ndaj kuqezinjve do të jetë i pezulluar.

Kjo për shkak se spanjolli është ndëshkuar me karton të verdhë edhe në sfidën me Kroacinë dhe në këto kushte ka plotësuar numrin 2 të kartonëve të verdhe. Rregullat e UEFA-s për Euro 2024 thonë që nëse një lojtar merr 2 kartonë të verdhë skualifikohet për sfidën e ardhshme.

Ndërkohë Rodri mori kartonin e verdhe ndaj Kroacisë për arsye taktike, ndërsa ndaj Italisë “shkeli” një rregull. U bë lojtari i parë që shkon të flasë me arbitrin dhe në këtë mënyrë ai u ndëshkua, pasi një tjetër rregull i UEFA-s për Euro 2024 thotë që asnjë lojtar përveç kapitenit nuk do të mund t’i afrohet arbitrit të sfidës.

Përjashtim bëjnë rastet kur kapiten është portieri dhe një nga lojtarët e tjerë do të caktohet për të diskutuar me gjyqtarin. Kështu te Spanja kapiten është Alvaro Morata dhe zëvendës kapiten është Carvahal.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga