
Etrit Berisha ka zyrtarizuar ekipin e tij të "ri" në Itali. Ai ka kryer vizitat mjekësore dhe që nga sot çështja e transferimit të tij në një klub tjetër mund të quhet e mbyllur. Portieri i kombëtares kuqezi ka kryer vizitat mjekësore në klinikën Paidea të Lazio-s së bashku me trajnerin Inzaghi dhe lojtarët e tjerë të skuadrës.
"Mëngjesin i sotëm për Simone Inzaghin ka qenë në zyrën e mjekut. Trajneri i ri i Lazios, i shoqëruar nga stafi i tij, iu nënshtrua në klinikën Paideia kontrolleve në palestrën sportive. Përveç tyre, në klinikë u paraqitën dhe Simone Palombi, Cristiano Lombardi dhe Etrit Berisha, i cili u ka dhënë fund pushimeve", shkruan "Il messagero".
Poll