
Megjithëse SPAL renditet në vendin e parafundit në Serinë A italiane dhe Etrit Berisha ka pësuar 44 gola në 26 takime të zhvilluara, kjo nuk e pengon gardianin e Kombëtares sonë që të jetë mes 5 portierëve më të mirë në Europë.
107 ndërhyrje të sakta gjatë këtyre javëve, e mbajnë 31 vjeçarin në pozitën e tretë mes 5 portierëve më të mirë sa i takon kontinentit europian. Ndër 5 kampionatet kryesore, Berisha renditet i treti dhe vetëm Aitor Fernandez (126) i Levantes e Martin Dubravka (117) i Newcastle kanë bërë më mirë. Prishtinaliu ka lënë pas emra si, Brend Leno e Aron Ramsdali i Bournemouth, sipas statistikave të "WhoScoreRadar".
Poll