
Jasir Asani
Jasir Asani ditën e djeshme u zyrtarizua te skuadra e Esteghlal FC. Por debutimin me ekipin e ri do ta bëjë në muajin janar, pasi në dhjetor mbyll kontratën me Gwangju.
Për këtë transferim urimet për “mëngjarashin” kanë qenë të shumta. Një prej tyre ka ardhur edhe nga Nderim Nexhipi.
Ish-drejtori sportiv i Kukësit dhe ish-futbollisti i Partizanit, i ka uruar shumë suksese Asanit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Për lideri e Kombëtare do të jetë një tjetër aventurë e re në karrierën e tij, ku do të synojë të lërë gjurmë.

Poll