
Esin Hakaj ishte vendimtarë në ndeshjen me Kukësin, pasi goli i tij i dha fitoren Vllaznisë. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për kuqeblutë të cilët tashmë renditen të 3-të në renditje.
Pas kësaj fitoreje lojtari i ndeshjes padiksutim ishte Hakaj, i cili për “Overspoort” deklaroi:
"Goli? Normalisht ishte një gol i rëndësishëm, por më e rëndësishme ishte fitorja e ekipit dhe marrjka e 3 pikëve. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Shpërqendrimi në minutat e fundit? Mund të jetë një ngërç në minutat efundit. Shpresojmë të mos ndodhin më gabimet.
Gol me këmbën e majtë? Gol i bukur,ia dedikoj familjes time.
Çfarë iu tha trajnerit? Sigurisht më uroi, po i le rezervat kur bëjmë analizën në ekip. Ne dimë çdo gjë dhe për gabimet që bëhen te loja”.