Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Esat MALA sërish në horizont, mesfushori me sytë nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Esat MALA sërish në horizont, mesfushori me sytë nga Partizani

"Është një mik i vjetër", pati deklaruar në merkaton e verës së shkuar drejtori Olsi Rama për Esat Malën pas rikthimit tek të kuqtë. Por, këtë verë gjërat duken se kanë ndryshuar për mesfushorin shtatshkurtër. Pas largimit në fund të sezonit nga Partizani, te drejtuesit la shije të hidhur mungesa e dëshirës së tij për të qenë pjesë e të kuqve edhe për Kupat e Europës.

Mala u kthye në Turqi te Giresunspori. Por, klubi turk e kishte nxjerrë jashtë planeve duke e lënë lojtar të lirë. Në këtë mënyrë, 23-vjeçari nga Prizreni është në kërkim të një aventurë të re. Teksa jashtë vendit shtigjen duken të mbyllura për të, ai po sheh mundësinë e rikthimit në kryeqytet.

Cilësitë në fushë janë të padiskutueshme, por sjellja e lojtarit kanë vënë në dyshim drejtuesit nëse duhet t'ia hapin sërish derën apo jo. Esat Mala është një nga ata futbollistë që ka kontribuar për disa sezon te Partizani, duke arritur të fitojë edhe titullin kampion gjatë kohës kur të kuqtë drejtoheshin nga Skënder Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga