Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Esat MALA mbetet mes "4 rrugëve", PARTIZANI "fërkon duart"

Shkruar nga NEWSPORT

Esat Mala është aktualisht pa skuadër. Edhe pse ishte përfolur se lojtari do të vijonte karrierën te Girensuspor në Turqi, mesfushori duket se ka hequr dorë nga ekipi turk. Siç figuron në “transfermarkt”, ai aktualisht është futbollist i lirë. Në sezonin që lamë pas, Mala ishte pjesë e Partizanit duke ardhur në formë huazimi.

Pas përfundimit të edicionit, ai detyrohej të kthehej në bazë, por siç duket, së fundmi ka ardhur edhe përfundimi i marrëveshjes mes palëve. Një rikthim i mundshëm definitiv te Partizani është përfolur prej kohësh. Megjithatë 23-vjeçari nga Prizreni pret oferta edhe nga klube të tjera europiane.

Në Shqipëri e ka thënë gjithmonë që do të luante vetëm për të kuqtë. Kësisoj, rikthimi te Partizani duket thjesht çështje kohe. Në sezonin e shkuar u aktivizua në 35 ndeshje duke arritur të shënojë edhe 2 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga