Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Erzeni përcakton miqësoren e parë në Shijak, “inauguron” stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni përcakton miqësoren e parë në Shijak,

Erzeni do të luajë këtë sezon në stadiumin e tij. Kanë restauruar stadiumin “Tofik Jashari”, i cili duket se është marrë përsipër edhe nga organet e FSHF-së, të cilat e kanë licencuar për sezonin e ri futbollistik.

Ndeshja e parë e skuadrës së Dorian Bubeqit do të luhet nesër në orën 17:30, pikërisht kundër Tomorit, skuadrës të cilën e rrëzuan nga kategoria një vit më parë për ndeshjen “play-off” të Kategorisë së Parë.

Skuadrat e dy trajnerëve kavajas do të ndeshen, ndërsa trajnerët do të vëzhgojnë formacionet respektive, për të parë se ku duhet të bëjnë ndërhyrje. Të dy ekipet kanë objektiv daljen në një kategori më lartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga