
Eros Grezda duket se është i destinuar të vuaj atë grusht që i dha sulmuesit kundërshtar të Rijekës, në humbjen 3-2 të Osijek për Kupën e Kroacisë. Gjakovari nuk mundi t'i mbajë nervat e leminimit, ndërsa në parkingun e stadiumit qëlloi sulmuesin kundërshtar, Colak. Federata kroate e dënoi sulmuesin shqiptar me 4 ndeshje pezullim, ndërsa një tjetër telash vjen tanimë për lojtarin.
Klubi i tij, Osijek e ka dënuar me mbajtjen e 20 përqind të rrogës për gjithë sezonin që do të vijë, ndërsa në komunikatën zyrtare, theksohet se kjo është në përputhje me disiplinën e brendshme të ekipit. "Pas incidentit të ndodhur në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Rijeka, sulmuesit tonë Eros Grezda do t'i mbahet 20 përqind e pagës mujore për gjatë gjithë sezonit të ardhshëm. Ky është një vendim që vjen në përputhje me rregullat e brendshme të klubit", thuhet në njoftimin e Osijek.