Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ernest Muçi ‘idhull’ te Legia, fanella e shqiptarit më e shtrenjta në ankand

Shkruar nga NEWSPORT

Ernest Muçi është talenti i rradhës që shpërthen te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e gjigantëve polak dhe këtë sezon ka tundur plot 9 herë rrjetën duke bërë sezonin më të mirë në karrierën e tij deri tani edhe pse jemi vetëm në dhjetor.

Fantazisti kuqezi është kthyer në një idhull për tifozët të cilët shpeshherë brohorasin në kor emrin e 22-vjeçarit shqiptar. Ernest Muçi nuk është vetëm një superlojtar te Legia, por edhe një ‘brand’ dhe si i tillë, polakët presin të mbushin xhepat nga ai.

Jo vetëm në shitjen e kartonit, por Muçi thyen rekorde edhe me fanella. Bluza që ish-sulmuesi i Tiranës mban veshur gjatë ndeshjes bashkë me firmën e tij po shitet si më e shtrenjta në një ankand bamirësie në Poloni. Plot 152 euro është çmimi aktual i cili rritet minutë pas minute. Në vendin e dytë është kapiteni i Legias, Josue me 150 euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga