Ish-trajneri i Flamurtarit, tashmë në postin e këshilltarit të administratori Sinan Idrizi, ka fituar gjyqin ndaj skuadrës vlonjate në FSHF. Kuqezinjtë i detyrohen atij 45 mijë euro, të cilat duhet t'i paguajnë brenda një afati të caktuar kohor. Por, sipas administratorit të klubit vlonjat kjo shumë i takon ish-presidentit Gjika, i cili i ka lënë një barrë të rëndë mbi supe Flamurtarit.
[caption id="attachment_12152" align="alignleft" width="300"] Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi[/caption]
"Na kërkohet me detyrim që të paguajmë ish-trajnerin Gjoka. Nuk kemi çfarë të bëjmë, do i paguajmë, nuk duam të rrezikojmë. Ata që ishin me burrëri nuk i paguan, tani do i paguajmë ne nga xhepi. Gjoka ka të drejtë, pavarësisht se nuk i detyrohemi ne, por janë detyrime të të tjerëve", ka deklaruar Idrizi.