Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Erik ten Hag i heq shiritin e kapitenit Maguire, gati ‘’udhëheqësi” i ri

Shkruar nga NEWSPORT
Erik ten Hag i heq shiritin e kapitenit Maguire, gati

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag do t’i heqë në mënyrë “të pamëshirshme” shiritin e kapitenit Harry Maguiret javën e ardhshme dhe duket se ka gjetur edhe pasuesin e qendërmbrojtësit anglez.

Maguire u emërua si kapiten i Manchester United në janar të vitit 2020 pas një vendimi të ish-trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Sidoqoftë, do të ishte gjithmonë një vendim i diskutueshëm duke pasur parasysh paraqitjet jobindëse të anglezin në vitet e fundit. Maguire ka qenë fajtor për gabime të shumta dhe disa tifozë të “Djajve të Kuq” mendojnë se ai nuk është i duhuri për të udhëhequr ekipin.

Gjërat kanë shkuar edhe më keq për Maguire që kur në krye të stolit erdhi Ten Hag. Anglezi nuk është më as titullar i rregullt, me Raphael Varane dhe Lisandro Martinez që janë dyshja e mbrojtjes.

Në krahun tjetër duket se tekniku hollandez edhe pse nuk ka marrë një vendim përfundimtar për kapitenin e sezonit të ardhshëm, ka shumë gjasa që të jetë mesfushori portugez, Bruno Fernandes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga