Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Eridon Qardaku i nënshtrohet operacionit, por Vorës i “buzëqesh” fati

Shkruar nga NEWSPORT
Eridon Qardaku i nënshtrohet operacionit, por Vorës i

Eridon Qardaku është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të Kategorisë së Parë. Sulmuesi  i Vorës po shkëlqen këtë sezon duke shënuar plot 7 gola deri tani. Një titullar fiks i palëkundur në formacion që mund të jetë mjaft mirë pjesë edhe të skuadrave të elitës.

Fatkeqësisht, sulmuesi 23-vjeçar i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë dhe do të mungojë për rreth 3 javë. Goditje për Vorën, por fati i rezervon edhe një të mirë. Kategoria e Parë e ka mbyllur me vitin 2023 dhe në fushën e lojës do të rikthehet pas plot 1 muaji, më 20 janar ndaj Luzit në shtëpi.

Kohë kjo mëse e mjaftueshme për Qardakun të rikuperohet plotësisht e të vihet në shërbim të ekipit dhe trajnerit Arbëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga