
Portieri shqiptar, Entonjo Elezaj, i cili ka luajtur rregullisht për kombëtaret e moshave tashmë është pjesë zyrtare e skuadrës së Serie B, Peruxhia. Ekipi italian ka zyrtarizuar portierin shqiptar pas provës që ai ka kryer javët e fundit në radhët e saj, ndërsa në një komunikatë për shtyp, Peruxhia ka pohuar se ai do të luajë me fanellën kuqebardhë në sezonin e ri.
"Peruxhia komunikon se ka arritur që të fitojë shërbimet e portierit shqiptar të lindur në vitin 1996, Entonjo Elezaj. Futbollisti do të veshë fanellën bardhekuqe për dy vite me opsion për të rinovuar edhe për dy vite të tjerë. Shoqëria bardhekuqe e mirëpret Entonjon dhe i uron një sezon të mbarë dhe të suksesshëm".
Poll