
Juventus është një ekip që nuk i lë ti shpëtojnë lehtë rastet kur mund të marrë një lojtar me parametra 0. Të tillë kanë qenë rastet e Pirlo, Pogba, Khedira apo së fundmi edhe Emre Can. Por torinezët duket se kanë përgatitur "gjahun" e rradhës në merkato por me shumë mundësi në atë të verës.
Mesut Ozil është një emër që po qarkullon së fundmi në ambientin bardhezi. Gjermani, kontrata e të cilit skadon në qershor me Arsenal mund të përfundojë në Torino në fund të këtij sezoni. Allegri e ka në listën e tij fantazistin gjerman dhe në verë mund të tentojë një afrim të mundshëm të tij.
Poll