
Egnatia do të luajë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e rrogozhinasve dhe pritet me mjaft interes nga sportdashësit. Neësport.al ka mësuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi në këtë takim.
Kryesor do të jetë Florian Lata nga kolegjiumi i Durrësit, ndërsa asistentë të tij Arbër Zalla dhe Erind Burgu. Ndërkohë arbitër i katërt është caktuar Andi Koçi. Më poshtë njihuni me gjyqtarët e përballjes që starton në orën 15:00.
Egnatia - Laçi
Arbitër kryesor: Florjan Lata (Durrës)
Asistent 1: Arbër Zalla (Tiranë)
Asistent 2: Erind Burgu (Fushë-Krujë)
Arbitër i 4: Andi Koçi (Durrës)
VAR: Klodian Shahini (Durrës)
AVAR: Rexhino Mersinasi (Durrës)