
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, hyri në histori mbrëmjen e djeshme teksa fitoi të parën medalje olimpike për një sportist shqiptar.
"Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjnë të ndihem si sot", janë fjalët e para të thëna nga medalistja e artë në Rio 2016 pas triumfit historik.
Kujtojmë që Kelmendi garoi në Lojërat Olimpike 2012 në Londër për Shqipërinë por nuk arriti dot të fitonte medalje, edhe pse shpresohej shume te ajo, ndërkohë 4 vite më vonë edhe me më shumë eksperiencë të fituar, ajo i dhuroi Kosovës medaljen e parë që në debutim.
Poll