Kastrioti vijon më përgatitjet për sezonin e ri të Kategorisë së Parë që starton më 14 shtator. Skuadra krutane vijon fazën përgatitore si dhe është një ekipet aktive në merkato duke afruar disa lojtarë cilësorë, por edhe duke ruajtur boshtin e sezonit të kaluar.
Krutanë do të luajnë një tjetër ndeshje miqësore, por këtë herë jo ndaj skuadrave shqiptare, por të huaj. Bëhet fjalë për Al Bataeh SC, nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Një test që do t'i shërbejë trajnerit Ndreu për të parë gjendjen e skuadrës në prag të startit të sezonit të ri.

Poll