
Teuta do të luajë sot një tjetër përballje delikate. Pas fitores ndaj Tiranës në transfertë, durrsakët presin në shtëpi Kukësi ku do të kërkohet fitorja e radhës. Trajneri Martini ka "luks" zgjedhjesh për formacionin duke parë merkaton e bërë të Teutës.
Në dyshim për këtë ndeshje është sulmuesi Emiliano Vila për probleme fizike, ndërsa trajneri Martini shpreson ta ketë në fushë.
Ndryshimi tjetër në sulm është ulja në stol e Rubin Hebajt dhe nga minuta e parë do të luajë Blerim Krasniqi. Bomberi I ardhur nga Skënderbeu gjatë merkatos së verës ka fituar balotazhin me Hebajn dhe do të udhëheqi sulmin e Teutës.
Formacioni i mundshëm: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi.