Elvis Naçi vijon fushatën e tij sensibilizuese në ndihmë të atyre që u prekën dhe u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Imami i njohur ka qenë prezent në shtëpitë e dëmtuara dhe orë pas ore bënte thirrje të ndihmonin të gjithë ata që kishin mundësi.
Pikërisht në një nga postimet e tij në kanalin zyrtar bie në sy komenti i zëvendës presidentit të Skënderbeut, Arlind Boshku. Ky i fundit befason teksa i bën thirrje Naçit të mos bashkohet me komunitetin e krimit të organizuar.
Në një moment kur e gjithë Shqipëria ka vënë dorën në zemër duke ndihmuar sadopak të dëmtuarit, Boshku duket se e sheh ndryshe situatën me imamin shqiptar. "Të lutem mos u bashko me krimin, mos u bashko me krimin e komunitetit të organizuar", shkruan në komentin e Boshkut.
