
Elis Bakaj ishte një nga lojtarët më të përfolur të merkatos verore. Disa ekipe ishin në horizont për sulmuesin kryeqytetas, ndër to Skënderbeu.
Por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë pasi sherri në vitin 2014 në fazën përgatitorë në Austri me Orges Shehin i ka mbyllur derën te Skënderbeu Elis Bakajt. Kësisoj, sulmuesi aktual i Kukësit nuk e ka derën e hapur te bardhekuqtë e Korçës. Shehi tashmë është një prej legjendave të klubit korçar dhe fjala e tij jë fushë është "ligj" për të gjithë. /Newsport.al/
Poll