
Sidni Hoxha ka vendosur në garën e sotme një rekord të ri kombëtar që mbahej po nga vetë ai. Notari Hoxha ishte garues për Ekipin Olimpik Shqiptar në garën 50 metra stil i lirë. Ai arriti kohën 22:80 sekonda, duke përmirësuar kohën e tij më të mirë dhe duke thyer rekordin që mbante po vetë.
Megjithatë notari shqiptar është eliminuar nga gara e sotme, pasi u rendit në vendin e 41-të në renditjen e përgjithshme.
Poll