
Izmir Smajlaj është eliminuar nga Rio. Shkodrani 23-vjeçar u rendit i 21-ti në garë, pasi kërceu 7 metra e 72 centimetra në garat kualifikues, më pak nga rekordi kombëtar 8 metra e 3 centimetra që mbahet nga vetë ai.
Përfundon në këtë mënyrë aventura e Smajlajt në Lojërat Olimpike duke u renditur i 21. Ai arriti që të linte pas 11 sportistë të tjerë. 12 të parët në këto kualifikuese kaluan në turin tjetër.
Tashmë sytë janë drejtuar te Luiza Gega, e cila ka mbetur përfaqësuesja e vetme shqiptare në këto Lojëra Olimpike, e cila do të garojë rreth orës 15:15 në 3 mijë metra me pengesa, ku do të tentojë kualifikimin për në finalen e madhe të 15 gushtit.
Poll