
Interi ia doli të kualifikohet në finalen e Superkupës së Italisë, teksa mposhti 3-0 skuadrën e Lazios. Një fitore spektakolare nga zikaltërtit që tashmë do të kenë mundësitë të fitojë trofeun, teksa përballë do të kenë Napolin.
Pas këtij triumfi, Simone Inzaghi thuri elozhe për skuadrën, e cila sipas tij bëri një ndeshje të shkëlqyer.
“Djemtë ishin shumë mirë, bëmë një paraqitje të mrekullueshme. Iu qasëm ndeshjes në mënyrën e duhur që në fillim. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe arritëm në finalen që donim. Tani duhet të rikuperojmë energjinë sepse do të jetë një finale shumë e vështirë kundër Napolit. Në këto dy ditë e gjysmë do të përpiqemi ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dimarco? Federico ishte shumë i mirë sonte, por kur fiton në mënyrë të tillë ndaj një kundërshtari si Lazio, nuk mund të flasësh vetëm për emër. Edhe ata që hynë në lojë bënë shumë mirë. Ne mbrojtëm rezultatin 2-0 dhe më pas mbyllëm ndeshje në finale. Tani duhet të bëjmë hapin e fundit të hënën”, ka theksuar timonieri i zikaltërve.
Kujtojmë se dueli me Napolin në Superkupë do të luhet më 22 janar në orën 20:00. Kjo përballje do të zhvillohet në “KSU Stadium”.