
Barbora Krejcikova dhe Maria Sakkari janë dy gjysmëfinalistet e fundit të grand slam. Tenistja çeke dhe ajo greke ia kanë dalë, që për herë të parë në karrierën e tyre, të prekin gjysmëfinalen e një turneu prestigjoz.
Krejcikova mposhti me rezultatin 2-0 amerikanen Cori Gauff. Ndeshja pati rivalitet vetëm në fillim, ndërsa më pas çekja vuri diktatin në fushë. Sakaq triumfoi dhe grekja Sakkari duke eliminuar tenisten polake Iga Sëiatek. Kampionja në fuqi u mposht me rezultatin 2-0, (6-4) në të dy setet.
Poll