
Manchester United eleminohet nga faza e 1/16 të FA Cup. Skuadra e Middelesbrough që militon në Championship, liga e dyta angleze ka fituar me penallti pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Ronaldo humbi penallti në minutën e 20-të, ndërsa 5 minuta më vonë Sancho shënoi golin e parë të ndeshjes.
Në fraksionin e dytë, ishte Crooks që barazoi sfidën që më pas shkoi në shtesë e pastaj me penallti. Pas 16 penalltive, ishte talenti i Man United, Elanga që humbi penalltinë finale dhe Middelesbrough kaloi në raundin tjetër duke shkaktuar një surprizë.
Poll