
Anësori shqiptar i Levantes Enis Bardhi ka qenë protagonist në takimin miqësor të zhvilluar midis skuadrës së tij dhe Real Zaragozës për trofeun "Carlos Lapetra". 23-vjeçari që njihet si "ekspert i goditjeve të dënimit" ka shënuar saktë nga penalltia pasi takimi përfundoi me barazim 1-1 në 120 minuta lojë. Skuadra nga Valencia fitoi në "ruletën ruse" 4-3 dhe ngriti trofeun.
Bardhu konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin spanjoll. Ai shënoi sezonin e fundit 9 gola në 29 takime, ku 5 kanë ardhur nga goditjet e dënimit.
Poll