Ish-sulmuesi i Partizanit tashmë e ka gjetur skuadrën e re në Greqi. Pas largimit nga të kuqtë në fund të sezonit që shkoi, futbollisti serb, Stefan Raçiç, ka nënshkruar në Kategorinë e Dytë në Greqi, me ekipin e Trikala. Mësohet se kontrata e ish-lojtarit të të kuqve është njëvjeçare. Sezonin e fundit ai u preferua pak nga trajneri Andrea Agostineli, tashmë në krye të Skënderbeut. Për të pati interesim edhe nga skuadra shqiptare, siç ishin Flamurtari dhe Skënderbeu, por Raçiç nuk do të jetë në Superligë sezonin e ardhshëm, por në kampionatin fqinj.
Poll