Përditë e më shumë përflitej për sulmues nga kontinenti afrikan që do të bashkohej me Tiranën dhe kjo është bërë e vërtetë sot. Për "newsport.al" bëhet me dije se nuk është as Papa Alioune Ndiaje dhe as Peter Ebimobouei. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar 21-vjeçar që sezonin e shkuar ka luajtur për Sloboda Uzice në Ligën e Parë të Serbisë, Emeka Emerun.
Lojtari është vëzhguar nga stafi teknik i Tiranës në disa ndeshje, ndërsa sot do të bashkohet me ekipin në pasdite. Nesër është planifikuar që ai të kryejë dhe vizitat mjekësore e më pas të bashkohet zyrtarisht me bardheblutë.
Emeka Emerun, është lojtari i dalë nga akademia e Bayern Munich në Gjermani, ndërsa ka luajtur për Olimpique Beja dhe CA Bizertin në Tunizi. Sezonin e fundit është aktivizuar me Sloboda Uzice në Serbi dhe ka shënuar 4 gola. Nigeriani Emerun vlerësohet si një nga talentet e së ardhmes dhe të gjithë presin shpërthimin e tij, që tashmë do ta ketë në kampionatin shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=jptRRpzt6zE