
Hellas Verona bën goditjen e radhës në Shqipëri. Skuadra italiane e Serie A ka siguruar talentin Dijar Nikqi. Newsport.al mëson se 17-vjeçari ka qenë prezent ditën e sotme në Itali teksa ka bindur skuadrën e Hellas për të qenë pjesë e klubit dhe ka firmosur kontratën.
Nikqi është formuar si lojtar te Akademia e Alban Bushit dhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e Primavera B që që këtë sezon po shkëlqen dhe është pranë fitimit të kampionatit.
17-vjeçari shqiptar do të luajë edhe për Primavera A të Hellas Veronës pasi shihet si një lojtar me shumë të ardhme. Pas Marash Kumbullës tashmë është radha e një tjetër shqiptari që të jetë pjesë e Hellas Veronës. Nikqi është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare të moshave.