Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ U përjashtuan nga Kategoria e Parë, reagon trajneri i Shkumbinit: Dënim si në Diktaturë, Disiplina dhe Apeli komandohen nga FSHF-ja

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ U përjashtuan nga Kategoria e Parë, reagon trajneri i

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim ditën e sotme lidhur me ndeshjen Shkumbini-Dinamo e mbyllur në barazim 1-1. Në fund të ndeshjes u godit gjyqtari i ndeshjes Sokol Bebja nga një tifoz që u fut në fushën e lojës. Personi është identifikuar si djali i shefit të klubit të Peqinit. Disiplina mori vendim ditën e sotme për rrëzuar një Kategori më poshtë, Shkumbinin për shkak të dhunës ndaj arbitrit të ndeshjes. Në një intervistë ekskluzive për "Newsporta.l, ka folur edhe trajneri i skuadrës Sokol Branica, I cili është shprehur i indinjuar me këtë vendim duke e quajtur dënim si në Dikataturë.

"Jemi të indinjuar pasi është një vendim si në kohën e diktaturës. Dënimi duhet të jetë personal dhe jo kolektiv ku dënohet një skuadër dhe një qytet i githë. Një vendim absurd nga ana e FSHF-së që dënon një skuadër që mbrojtji gjyqtarin, dënon skuadrën më të pafajshme në këtë mes.

Nuk dimë as ku ta apelojmë këtë vendim pasi Disiplina dhe Apeli komandohen nga FSHF-ja dhe unë mendoj që kjo është e qëllimshme. Jam ankuar shumë herë për gjykimin, në Burrel goli I shënuar nga kundështari ishte faull. Në Pukë e tërhoqa skuadrën nga fusha e lojës, ndaj Dinamos që në minutën e dytë na dha dy kartona të verdhë për faulle normale. Goli që pësuam ishte sërish faull dhe për 90 minuta ishte masakër. Çfarë të bëja ta tërhiqja skuadrën edhe në Peqin që most ë luante?

Nuk mund të dënohet një skuadër e gjithë për veprimin e një djaloshi dhe ne e kemi mbrojtur arbitrin që mos të dhunohej. Sipas ligjit të ri që është miratuar në Parlament duhej të dënohej personi që u fut në fushën e lojës dhe jo gjithë skuadra e ta pësojë një qytet I gjithë. Është gjynah që këta lojtarë të dalin tani mes katër rrugësh", u shpreh trajneri Sokol Branica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga