Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Titullari i PARTIZANIT ndërpret fazën përgatitore dhe largohet nga Sllovenia, "shtangen" të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Titullari i PARTIZANIT ndërpret fazën përgatitore dhe

Sodiq Atanda ishte një nga lojtarët e përfolur për t'u larguar nga Partizani në këtë merkato vere. Dhe me sa duket kështu do të jetë. Edhe pse futbollisti ka udhëtuar me ekipin drejt Sllovenisë, burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që ditën e sotme ai do të lërë në mes fazën përgatitore. Qendërmbrojtësi do të largohet në orën 22:00 nga shteti slloven teksa do të fluturojë drejt Izraelit, ku me sa duket do të jetë destinacioni i ri i 25-vjeçarit.

Një lajm që ka shtangur stafin teknik, pasi e kishin llogaritur nigerianin për sfidat e Champions League. Tashmë drejtuesit duhet të futen vrullshëm në merkato për të gjetur zëvendësuesin e tij, pasi ka qenë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Kujtojmë që Atanda kaloi te Partizani në merkaton e janarit të vitit 2016-të.

Në 3 sezone e gjysmë, ai është aktivizuar në 87 ndeshje duke realizuar vetëm një gol me të kuqtë. Sot, Sodiq Atanda i jep fund aventurës me të kuqtë, skuadër me të cilën arriti të fitonte titullin kampion. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga