Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ TIRANA tenton lojtarin e KOMBËTARES, 21-vjeçari konfirmon kontaktet me bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT

Porta, ka qenë një nga repartet më delikate të Tiranës në këtë sezon futbollistik që lamë pas dhe në këto kushte, drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur lojtarin që do të mbrojë katërkëndëshin bardheblu në edicionin e ri. Burime të sigurta bëjnë me dije për newsport.al që po tentohet të "rrëmbehet" portieri i Kombëtares, Gentian Selmani.

Aktualisht nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, te Laçi, 21-vjeçari shihet si përforcimi i duhur për t'iu bashkuar bardhebluve. Deri më tani s'ka asgjë zyrtare, megjithatë kontaktet mes palëve i ka konfirmuar edhe vetë lojtari përmes një prononcimi të shkurtër për neësport.al. S'e fsheh dëshirën për një aventurë jashtë vendit, por hë për hë është lojtar i Laçi.

"Ka pasur kontakte me Tiranën, por asgjë konkrete. Dëshira ime është të luaj jashtë vendit. Jam në pritje, por deri tani nuk ardhur asnjë ofertë. Në Shqipëri për momentin jam te Laçi", ka përfunduar ai.

Nëse arrihet që tratativat të mbyllen me sukses, duhet thënë që Selmani do të jetë përforcimi më i bujshëm në radhët e 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Titullar i padiskutueshëm me skuadrën e Laçit, i ftuar në Kombëtaren A të Edi Rejës, për 21-vjeçarin mund të thuhet pa frikë se është portieri i së ardhmes. /Newsport.al/

Gentian Selmani
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga