Tirana ka shlyer borxhin prej 120 mijë eurosh ndaj Tim Vayrynen. Klubi bardheblu ka paguar gjitha detyrimet dhe tashmë në sistemin "TMS" rezulton se merkato e kampionëve të Shqipërisë është zhbllokuar. Kësisoj, kryeqytetasit kanë mundësi të regjistrojnë deri nesër në darkë çdo lojtar që Orges Shehi e do për ndeshjen e parë të Champions League kundër Duddelange.
Ndryshe qëndron situata me klubin e Teutës. Po në të njëjtën platformë të FIFA-s, rezulton se durrsakët nuk mund të bëjnë afrime në këtë periudhë hyrje-daljesh. Merkato e tyre është prej javësh e bllokuar dhe kësisoj duhet të shlyejnë detyrimet në mënyrë që të përforcojnë organikën me elementë cilësorë. /Newsport.al/


Galeria fotografike ()
Poll