
Ditën e nesërme do të startojë kampionati i Kategorisë së Parë për femra në Basketboll. Skuadra kampione e sezonit të kaluar SH.K.B.T.F. (Shoqata e Klubit të Basketbollit të Tiranës të Femrave) është tërhequr nga gara për shkak të mungesave të fondeve. Lajmi është publik ditën e sotme nga klubi, por edhe nga një prej basketbollisteve kryesore të skuadrës, Elektra Zykaj. Në një intervistë ekskluzive për "Newsport.al", Elektra ka shpjeguar dhe motivet se pse Tirana kampione e sezonit të kaluar është tërhequr nga gara.
Mund të na tregoni pak më shumë se çfarë ka ndodhur. Pse është tërhequr nga gara Tirana?
Atëherë për të mbajtur një ekip sigurisht që duhen fondet dhe sponsorizimet. Shoqata e klubit të basketbollit Tirana që vjet u shpall kampione pas 20 vitesh pati premtimin e Kryetarit te Bashkisë që do kishte mbështetjen e tij. Duke nisur që kampionati që ne lamë pas nuk kemi pasur asnjë llojë përgjigje nga ai përveçse fjalë të bukura e premtime boshe duke e takuar personalisht e duke e ndjekur per te pasur një ballafaqim të drejtpërdrejt për të për të marrë një përgjigje gjithmone na ka percjell se cdo gje do shkonte mire dhe këtë punë ja ka deleguar punonjësve te Bashkisë. Punonjësit për interesa ose jo të tyre nuk kanë bërë as gjënë më të vogël përveç se na kanë mbajtur me shpresa. Vjet patëm një paraqitje të shkëlqyer sepse kishim mbështetjen bazë të dy-tre sponsorëve privat të cilët ishin dashamirës të basketbollit dhe donin të mbeshtesnin nismën tonë për ta nxjerrë Tiranën kampione. Dhe ashtu ndodhi ne dolëm kampione e për të pas mundesi që fjalët boshe mos të mbeteshin vetëm fjalë. Atehere dua të them që vjet ne e nxorrëm Tiranën kampione vetë me fuqitë tona e me mundesitë tona. Këtë vit bëmë të njejtën gjë kemi shkuar ta takojmë edhe të njëjtën përgjigje kemi pasur që do të na ndihmonte. I kemi treguar që kemi një afat që na duhej një përgjigje. As nga ai e as nga punonjësja e Bashkise e cila ishte e angazhuar për të na ndihmuar. Afatin e kishim deri datë 4 tetor, dhe përgjigjja nuk erdhi, thjesht na thanë që do na ndihmojnë por më vonë jo tani që do të thotë që do shkonim sërisht në një premtim që s'do mbajej ashtu siç nuk u mbajt vitin që kaloi. Kshu që bashkë me lojtaret, presidentin, trajnerin vendosëm të tërhiqemi nga gara.
Kush është presidenti juaj?
Arber Kadia, por që më shumë është në rolin e menaxherit pasi nuk është ai që financon klubin. President për të na financuar ne nuk kemi pasur, thjesht disa dashamirës dhe njerëz që na mbështetën, Eurolloto ka qenë baza, por për shkak të mbylljeve që ju bën u tërhoqë, kështu që me sponsorat e tjerë përfunduam kontratën.
Në këtë rast nuk është fajtore vetëm Bashkia, por edhe Qeveria?
Te pjesa e qeverisë ka shumë për të folur, se një nga arsye pse endemi ne rrugëve si lojtare të ekipeve kampionet është mungesa e e ligjit të sponsorizimit. Kjo e ka çuar sportin këtu ku jemi dhe Qeveria ka një dorë të madhe edhe në këtë rast.
Çfarë ndodh në këtë rast me ju si basketbolliste dhe me ju personalisht?
Nga postimi im kuptohet që në Shqiperi nuk do luaj më. Basketbollin nuk do e lë sigurisht dhe kampionatet, kupat, medaljet do të jenë sfidë për një vend tjetër.