
Artan Mërgjyshi është zgjedhur si trajneri i ri skuadrës së Vorës. Burime të besueshme për Newsport.al bëjnë me dije që administratori Eldiano Topi i ka besuar pankinën një emri të njohur si Mërgjyshi. Eksperienca e tij në kampionatin shqiptar duke drejtuar ekipe elitare dhe jo vetëm, ka bërë që palët të gjejnë marrëveshjen për edicionin e ri futbollistik. Sezoni zhgënjyes i Vorës solli "furtunë" duke u larguar drejtues dhe trajnerë.
Tashmë puna ka nisur nga e para me Topin që do të riformatojë edhe një herë këtë ekip, për ta kthyer në Kategorinë e Parë, pse jo, për të synuar më vonë edhe elitën. Projekti është ambicioz, trajneri ka eksperiencën dhe cilësinë e duhur për të krijuar një grup solid për sezonin e ri. Ai ka zgjedhur si krahun e tij të djathtë, Elvis Cellmetën. Ky i fundit ka qenë trajner i Partizanit U-21 dhe përvoja e tij me të rinjtë, mund të ndihmojë skuadrën për të marrë përforcime pikërisht nga Akademitë. Objektivi është i qartë: Ekip me elementë të rinj, të ndërthurur me eksperiencën.
Me të marrë "ccelësat" e skuadrës, Mërgjyshi ka nisur menjëherë nga puna. Të njëjtat burime tregojnë për Neësport.al që Eglantin Gjoni është futbollisti i parë i afruar te vorakët. Mbrojtësi 29-vjeccar që ka shkëlqyer për disa sezone me Laccin, tashmë është bërë pjesë e Vorës. Krahas tij është arritur marrëveshja dhe me Jurgen Vrapin. Mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun, ka gjetur akordin me drejtuesit e Vorës për të qenë pjesë e tyre në edicionin e ardhshëm.
Vorakët nuk ndalen me kaq, pasi në skuadër kanë afruar dhe një talent të akademisë së Tiranës, Okseold Sefa. Mesfushori 20-vjeccar shihet si përforcim i rëndësishëm për ekipin e Vorës, ku synim kryesor ka rikthimin e shpejtë në Kategorinë e Parë. /Retin TOKA/