Nazmi Gripshi ishte një nga lojtarët e përfolur sot në shtypin e shkruar për t'iu bashkuar Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi i njohur që shkëlqeu me Skënderbeun vijon të jetë preferencë e Ilir Dajës, mirëpo kalimi i tij tek të kuqtë nuk është aq i lehtë sa dukej.
Newsport.al ka zbardhur kontratën që 23-vjeçari ka me korçarët. Deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, Gripshi nuk mund të largohet nga bardhekuqtë. Edhe pse në medie përflitet shpesh emri i tij, "e zeza mbi të bardhë" tregon se duhet miratimi i Ardian Takajt që ai t'i japë fund aventurës me bardhekuqtë.
Një gjë e tillë logjikisht s'mund të ndodhë pasi kreu i korçarëve pagoi për kartonin e futbollistit 60 mijë euro klubit të Teutës në merkaton e janarit të vitit 2017-të. Pavarësisht dëshirës së madhe të Ilir Dajës për ta pasur sërish në urdhrat e tij, klubi i Partizanit duhet të hapë thesin për shërbimet e durrsakut, sigurisht nëse gjithmonë Ardian Takaj mund të pranojë ta shesë.
Newsport.al iu njeh me kontratën e futbollistit të nënshkruar në 30 janar të 2017-tës, mes tij dhe drejtuesve të Skënderbeut, duke u bërë ligjërisht punëmarrës në klubin korçar. /Retin TOKA/
