
Jasir Asani mund të bëhet pjesë e Superiores në gjysmën e dytë të sezonit. Talenti nga Maqedonia ka deklaruar për newsport.al që ka shumë oferta nga disa klube të njohura në Maqedoni, por gjithashtu edhe në Shqipëri. Mesfushori i Vardarit ka qenë përfolur në merkaton e verës për të kaluar te Partizani, por gjithçka mbeti në kuadrin e tratativave. Tashmë kjo pistë rikthehet përsëri teksa ai deklaroi:
"Kam një ofertë nga Shkupi i Maqedonisë dhe disa ekipe të tjera. Për sa i përket skuadrave shqiptare mund t'iu them që kam marrë një ofertë dhe në ditët në vazhdim do të vendos. Ju tregoj që Partizani, Skënderbeu dhe Flamurtari janë të interesuar për shërbimet e mia. Gjithçka do ta vendos në ditët në vazhdim", përfundoi për newsport.al Jasir Asani.
Asani është pjesë e Vardarit të Shkupit dhe në ditët në vijim do të mësohet e ardhmja e tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="68532"]