Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Partizani në kaos, Dritan DERVISHI plas "bombën": Disa lojtarë shkojnë dhe ankohen te Gaz Demi për trajnerët, kampionët u "zhveshën" nga Tirana (MESAZHI I FORTË)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Partizani në kaos, Dritan DERVISHI plas

"Partizani është në gjendje katastrofike", kështu e nis prononcimin e tij një nga njerëzit që e njeh mirë ambientin e kuq, pikërisht ish-drejtori Dritan Dervishi. 21 pikë nga vendi i parë dhe tanimë më seriozisht se kurrë duke rrezikuar për të shkuar në Play-Out, ai analizon shkurtimisht se çfarë ka ndodhur me kampionët në fuqi. Enkas për Newsport.al, Dervishi shprehet:

"Nuk më pëlqen të sulmoj në këto momente të vështira klubin pasi e them me bindje që problemi nuk është Olsi Rama, Gaz Demi apo trajneri. Problemi kryesor tani janë lojtarët. Po, po futbollistët që me mungesën e personalitetit, me mungesën e profesionalizmit, zbresin në fushë dhe duke si fantazma", thotë fillimisht ai.

Dukshëm që kampionët e Shqipërisë tashmë mbajnë vetëm petkun, pasi në fushë luajnë të barabartë me ekipet e vendeve të fundit duke dalë jashtë çdo parashikimi. Dervishi ka një thirrje për ata që punojnë në këtë klub si dhe tifozët, të cilët i fton të mbështesin skuadrën në këto momente të vështira.

"I bëj thirrje njerëzve brenda klubit dhe pseudo-tifozëve, boll me sulme të turpshme për klubin dhe stafin teknik. Në këtë situatë kaotike, janë lojtarët ata që kanë fajin kryesor dhe janë ata që duhet të japin llogari para tifozërisë", shton më tej Dervishi.

Ish-drejtori i kuq nuk kursehet aspak, madje tregon se brenda organikës ka futbollistë që shkojnë dhe ankohen te presidenti.

"Aty ka lojtarë që akoma shkojnë te presidenti dhe ankohen për çdo profesionist që punon në klub. Aty ka lojtarë që i duket vetja sikur janë trajnerë, drejtorë apo përgatitësa atletikë", nuk ngurron të akuzojë Dervishi.

Lidhja miqësore që ka me presidentin Demi dhe drejtorin Rama i jep një "Asist" atij për të dhënë këshillat e tij.

"President, drejtor! Merrni masat më ekstreme për këta lojtarë që po prishin investimin e klubit, për egoizëm personal. Disa nga ata akoma mendojnë se janë kampionë, por pas derbit të humbur 5-1, të gjithë këta futbollistë e humbën petkun e kampionti. Lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësi para tifozërisë së kuqe. Nuk fiton trajneri vetëm kampionatin. Nuk po e fiton Guardiola, por po e fiton një trajner i dytë dhe po triumfon se janë lojtarët që janë me mentalitet fituesi këtë vit".

Largimi i Skënder Gegës nga pankina e Partizanit solli edhe një "lum" divorcesh me disa nga lojtarët që arritën titullin kampion pas 26 vitesh. Edhe për këtë, Dervishi reagon ashpër ndaj kritikëve duke shtuar: "Po sulmohet klubi pse largoi Dukën, Hilën, Hebajn, Lum Rexhepin, Labin e të tjerë. E si nuk iu vjen turp. Në Shqipëri gjithmonë sulmohet kush punon si Rama dhe kush investon si Gaz Demi.

Futbolli është lojë grupi dhe kur grupi nuk funksionon, nuk fitohet asgjë. Kush është dashamirës në këto momente, nuk sulmon Partizanin, por mbështet klubin. Boll me profesorë kafenesh që sulmojnë drejtuesit për interesat personalë.

Analiza dhe masat për stafin e lojtarët do i bëjë presidenti në fund të sezonit, por tani të gjithë ta ndihmojmë këtë klub legjende", shfryn Dritan Dervishi.

Në fund ka një thirrje për ata që përfaqësojnë fanelën e kuqe në fushën e blertë.

"Lojtarë, jeni akoma në kohë të evitoni turpin. Zgjohuni sa nuk është vonë", ka përfunduar ish-drejtori i kuq. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga