Sherif Kallaku është një nga lojtarët kryesor të Teutës. Mesfushori i talentuar është gjithashtu edhe kapiteni i Kombëtares U-21 që drejtohet nga Alban Bushi. Me paraqitjet e tij Kallaku ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave si jashtë vendit, por edhe në Shqipëri.
Partizani dhe Skënderbeu janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për të madje sipas burimeve për Newsport.al të dyja skuadrat shqiptare kanë bërë ofertë zyrtare lojtarit. Tashmë i takon drejtuesve durrsak për të vendosur të ardhmen e tij. Sherif Kallaku është padyshim një nga talentët më të mirë në Superligë dhe shumë shpejt mund të jetë një vlerë e shtuar edhe për Kombëtaren e madhe.

Poll